Connect with us

Bota

Putin: Nëse Trump do ishte president më 2022, nuk do të kishte pasur luftë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin, u shpreh në fjalën e tij mes të tjerash, teksa këmbënguli se kishte një marrëveshje, por që u mohua nga homologu amerikan Trump, se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse Donald do ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Putin vëren se Trump ka thënë se lufta në shkallë të plotë që filloi me pushtimin rus të vitit 2022 nuk do të kishte ndodhur nëse Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara. Putin u pajtua me këtë deklaratë, teksa theksoi përpjekjet e vzhdueshme për paqe.

“E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë. Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Putin mes të tjerash.

Advertisement