Bota
Putin për mobilizimin: Ka edhe gabime, kthehuni
Putin për mobilizimin: Ka edhe gabime, kthehuni në shtëpi
Putin korrigjohet për mobilizimin ushtarak. Paniku i popullatës dhe largimi nga rekrutimi e kanë shtyrë presidentin rus të qetësojë njerëzit e arratisur
“Kushdo që është thirrur në mënyrë të parregullt duhet të kthehet në shtëpi” – tha kreu i Kremlinit
“Gjatë këtij mobilizimi janë shfaqur shumë pyetje. Janë bërë gabime që duhen korrigjuar dhe shmangur në të ardhmen – tha Putin
Nga ana tjetër, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje popullit rus të rebelohet kundër Presidentit Putin
Ai po kujdeset më shumë për luftën sesa për jetët tuaja – tha Presidenti ukrainas.
Ndërkohë, sipas dëshmive të shumta, autoritetet ruse po u kërkojnë rezervistëve që të blejnë në mënyrë të pavarur helmeta, jelek antiplumb dhe një pjesë të madhe të pajisjeve ushtarake.
Shifrat e mobilizimit në Rusi janë të frikshme. Qëllimi i Moskës, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, eshte të tejkalojë shifrën 300,000 rezervistë.