Connect with us

Bota

Putin: SHBA-ja po përdor Ukrainën për interesat e veta

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar sërish Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zgjasin konfliktin, ndërsa theksoi se Perëndimi po përdor Ukrainën si “top” për interesat e veta.

“Vendet perëndimore, kanë nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e tyre, dhe për këtë ata kanë destinuar popullin ukrainas të përdoret si mish për top, duke mbyllur një sy ndaj përhapjes në Ukrainë të ideologjisë neo-naziste, deri në masakrat e banorëve të Donbasit”, tha Putini gjatë një fjalimi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar në Moskë.

Gjithashtu presidenti rus tha se vendet perëndimore po kërkonin të zgjeronin një “sistem të ngjashëm me NATO-n” në rajonin Azi-Paqësor.

“Aventura amerikane në Tajvan nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së. Është një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera,” nënvizoi Putin.

Për më tepër, kreu i Rusisë paralajmëroi se SHBA po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve të saj nga “problemet akute” si “rënia e standardeve të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi”, duke përdorur Moskën dhe Pekinin.”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *