Bota
Putin takimi me Xi: Kina dhe Rusia janë partnerë të besueshëm
Në takimin e tij me Xi Jinping sot në Kremlin, Vladimir Putin tha se kishte lexuar me kujdes propozimet e Kinës për tejkalimin e krizës në Ukrainë. “Ne e dimë se ju rrjedhni nga parimet e drejtësisë dhe respektimit të dispozitave themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha Putin, sipas RIA Novosti.
“Kina është e gatshme, së bashku me Rusinë, të mbrojë rendin botëror bazuar në ligjin ndërkombëtar.” Kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping, duke mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare e cila do të zgjasë deri të mërkurën. “Kina dhe Rusia kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe janë partnerë të besueshëm reciprokisht”, shtoi Xi, sipas agjencisë së lajmeve Tass.