Connect with us

Bota

Putin thirrje rusëve: Luftoni për eliminimin e trashëgimtarëve ideologjikë

Rusia është duke festuar sot Ditën e Fitores kundër Gjermanisë Naziste.

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje rusëve duke thënë ‘luftoni për eliminimin e trashëgimtarëve aktualë ideologjikë të nazizmit’.

Deklarata e Putinit vjen në kuadër të 78- vjetorit të humbjes së Rajhut të Tretë, udhëheqësve të ish-republikave të ndryshme sovjetike dhe “popujve të Gjeorgjisë dhe Moldavisë”.

“Sot është detyra jonë morale të ruajmë traditat e shenjta të miqësisë dhe ndihmës së ndërsjellë të trashëguar nga baballarët dhe gjyshërit tanë, të mos lejojmë të shtrembërohet e vërteta historike për Luftën e Madhe Patriotike dhe të mos lejojmë justifikimet e nazistëve, bashkëpunëtorëve të tyre dhe trashëgimtarëve të tyre aktualë ideologjikë”, u shpreh lideri rus.

Advertisement