Connect with us

Bota

Putini thërret nën armë, edhe të dënuarit për krime të rënda

Tani e tutje, edhe kriminelët do të mund të jenë pjesë e luftës në Ukrainë.

Jo vetëm ata që e kanë kryer dënimin, por edhe ata që ndodhen ende në qeli.

Krahas faljes pas gjashtë muajsh shërbimi, kontrata parashikon dëmshpërblim për familjen në rast vdekjeje gjatë konfliktit.

Ligji i ri rus nuk do të zbatohet për ata që kanë qenë përgjegjës për disa krime të rënda të parashikuara nga kodi penal, si tradhtia, spiunazhi, marrja me dhunë e pushtetit, rebelimi i armatosur, ekstremistë apo dhe dhunues seksual ndaj të miturve.

Ndërkohë, vetë presidenti Vladimir Putin tha se ishte entuziast për 318,000 rekrutimet e reja të arritura që nga shtatori. Një rezultat që i tejkaloi pritshmëritë falë përgjigjes së shumë vullnetarëve, të shtyrë për t’iu përgjigjur thirrjes për armë për të reaguar ndaj synimeve ekspansioniste të Perëndimit.

Në një fjalim para udhëheqësve civilë dhe fetarë, presidenti rus u kthye për të folur për planin e Polonisë për të aneksuar Ukrainën, një aspiratë që Varshava nuk e braktisi me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër, për në fushën e betejës, autoritetet ukrainase raportojnë rëzimin e disa raketave ruse S-300 në qarkun e Vilniansk, në rajonin e Zaporizhzhia.

Advertisement