Shkrime
Puzzle e Putinit për Vuçiçin/ Ftesa e rëndësishme dhe boshllëku gjeopolitik
Qyteti rus i Kazanit pret një rebus politik për presidentin e Serbisë, i denjë për gjeometrinë hiperbolike të Nikolai Lobachevskit, një matematikan që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në atë qytet në brigjet e Vollgës.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vulin se pret që Aleksandar Vuçiq të vijë në Kazan për Samitin e BRICS, i cili do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në kryeqytetin e Republikës Ruse të Tatarstanit.
Duket se enigma e Putinit për Vuçiqin është shumështresore. Putin, së bashku me shkëmbimin standard të toneve miqësore rreth “rrënjëve të thella dhe historike të marrëdhënieve” dhe “afërsisë shpirtërore” të dy popujve. gjithashtu vuri në dukje se si “Për fat të keq, ka pasur një rënie të lehtë të tregtisë dypalëshe ndërmjet Rusisë dhe Serbisë”, duke shtuar se është e nevojshme “t’i kushtohet vëmendje pengesave në këtë drejtim dhe te eliminohen ato”, dhe se “është koha për tu takuar komisioni ndërshtetëror, i cili nuk është takuar për të paktën dy vjet” (për aq kohë sa ka edhe pushtimi rus i Ukrainës ).
Putin i kujtoi Aleksander Vulinit se “Rusia luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me energji të Serbisë” dhe se kontrata e furnizimit me gaz, skadon “në mars 2025”.Ndoshta nuk është larg së vërtetës që Putini e bëri këtë me qëllim që, pas vizitës së fundit të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, dhe më parë kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe mesazheve të tyre për “Serbinë në Perëndim”, të hidhte ne lojë një patate të nxehtë.
Ne nje fare menyre Perendimi dhe presidenti rus e kane vene Vucicin para dilemes: “nëse e merr, do të pendohesh, nëse nuk e merr prape do të pendohesh”.
Pyetja qe tani shtrohet eshte – Vuçic e refuzoi Putinin? Ndoshta jo… Apo ndoshta po…?
Srećko Gjukić, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha se presidenti serb tani mund të jetë me duar “në prush” për shkak të mesazhit të Putinit.
“Nëse ai refuzon, e kthen Rusinë kundër tij, domethënë do perballet personalisht me Putinin, pasi per kete te fundit, samiti në Kazan është një çështje e prestigjit te tij personal për shkak të gjithë situatës, luftës në Ukrainë dhe sanskoneve te Perendimit. Une mendoj se kjo histori nuk do të përfundojë me refuzimin e Vuçiqit” – deklaroi Gjukic.
Se kjo është një lloj çarje gjeopolitike në të cilën ndodhet Serbia dëshmon edhe reagimi i BE-së dhe SHBA-së ndaj takimit të Vulin-it me Putinin. Para takimit të tyre, BE-ja njoftoi se “mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit”.
Sipas Gjukic, politika e balancimit mes Lindjes dhe Perëndimit, pra ulja në më shumë karrige, për të cilën këmbëngul Vuçiq, tani është “në një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje” dhe se tani “po vjen koha kur ai do të duhet të vendosë se cilën anë do marrë dhe në cilën karrige do të ulet”.