Connect with us

Lifestyle

Pyetjet duhet t’i bëni djalit me të cilin po njiheni

Le ta pranojmë. Të flasësh, të komunikosh s’është gjëja më e thjeshtë në botë. Sidomos nëse personi që ke përballë është ai të cilin e simpatizon, ke nisur të dalësh apo për të cilin ndjen flutura në stomak. Nëse jeni akoma në fazën e takimeve të para dhe keni shumëëë për t’u njohur me njëri-tjetrin, lista e pyetjeve në vijim është gjithçka që ju duhet.

1.

Shenja jote e horoskopit është?

(Nëse ai përgjigjet me një reagim ironik fytyre dhe dukshëm është anti-astrologjisë, atëherë keni marrë gjithë përgjigjet që ju duhen.)

2.

Cila ishte gjëja e parë që të shkaktonte më shumë probleme në shkollë?

3.

Çfarë tipi ke qenë ti në gjimnaz?

4.

A ka diçka që prindërit e tu nuk e dinë për ty?

5.

Mendon se je shofer i mirë?

6.

Çfarë tipi je ti nëpër party?

7.

Pija jote e preferuar është?

8.

Nëse do të duhet të haje vetëm një lloj ushqimi gjithë jetën, çfarë do të ishte?

9.

Nëse do kishte tani një biletë fluturimi, ku do shkoje?

10.

A i mban mend ëndrrat që sheh?

11.

Po puthja e parë të kujtohet?

12.

A ke qenë ndonjëherë i dashuruar?

13.

Kur ishte hera e fundit që re në dashuri?

14.

Çfarë mendon se e bën një puthje fantastike?

15.

A ka ndonjë gjë që s’ma ke thënë dhe do të doje të ma thoje?

16.

Cili nga personazhet e famshme është i preferuari yt?

17.

Ku do ta çoje dikë për takim të parë në mënyrë që ti bëje përshtypje?

18.

Cila është gjuha jote e dashurisë?

19.

Cili është tipari fizik që të josh më tepër?

20.

Nëse do të duhej të bëje seks gjithë jetën në një pozicion të vetëm, cili do të ishte?

21.

Çfarë mendon se e bën dikë të mirë në shtrat?

22.

Vendi më i çuditshëm ku keni bërë seks?

23.

A ka diçka që do të doje të ndryshoje nga fëmijëria jote?

24.

Me cilin nga prindërit je më i afërt dhe pse?

25.

Pengu më i madh që të la lidhja e fundit.

26.

Pse përfundoi lidhja jote e fundit?

27.

A ka diçka që do të doje t’i thoje ish-it tënd nëse do mundje?

28.

Çfarë të pëlqen më shumë nga shoku/shoqja jote e ngushtë?

29.

Po tek vetja, çfarë pëlqen më shumë?

30.

Frika jote më e madhe është?!

31.

Çfarë e bën një lidhje serioze sipas mendimit tënd?

32.

A ke tradhtuar ndonjëherë?

Advertisement