Aktualitet
QARKU LEZHË/ Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë
Në Bashkinë e Lezhës ka përfunduar numërimi i kutive ku Pjerin Ndreu është shpallur fitues kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Pashk Gjonit.
Në Mirditë ka përfunduar numërimi i 48 kutive. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi’ ka fituar me 55.19 % të votave. Ndërsa Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste ka marrë 44.81 %.
Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 42 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 51.04 % të votave përkundrejt 48.96% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.