Politike
Qarku Tiranë/ PS fiton Vorën me 8010 vota, Gonxhja më i votuari me 4794 vota

Në qarkun Tiranë vijon numërimi i kutive me ritëm të lartë.
Nga të dhënat e deritanishme, epërsia e PS është e madhe me 37 040 vota, në krahasim me 27 175 që ka PD-ASHM. Me këto rezultate PS do të siguronte 19 mandate ndërsa demokratët 14.
PS mori fitoren në bashkinë e Vorës, me 8010 vota. Më i votuari kandidati i PS, Blendi Gonxhja me 4794 vota.
E treta vjen Partia Mundësia me 4,9% të votave dhe do të siguronte një mandat, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.1%, një mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% të votave një mandat.
Lëvizja Bashkë me 2,85,% dhe Koalicioni Euroatlantik me 1,6%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës

