Aktualitet
QARKU VLORË/ PS fiton në Sarandë, kryeson në 5 bashki
Në Bashkinë Vlorë janë hapur 189 kuti dhe kandidati socialist Ermal Dredha kryeson me një përqindje mbi 70.573% përballë rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.43%.
Në Bashkinë Himarës e cila është në qendër të vëmendjes pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri, ka mbetur vetëm një kuti për t’u numëruar! Kur janë numëruar 35 nga 36 kuti në total, Fredi Belkeri i BF-së është në avantazh me 24 vota para kundrejt Jorgo Goros.
Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe kryeson me 5200 vota socialisti Nertil Ballaj ndërkohë që rivali i tij i BF Leonard Rakipaj merr vetëm 3500 vota.
Në Bashkinë Sarandë janë 4 kandidatë, ndërsa numërimi ka përfunduar. Fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi.
Në Bashkinë Finiq janë numëruar 32 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 41.18% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 29,48%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.355% të votave.
Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.61%, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 37.39%.
Në Bashkinë Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.