Connect with us

Kronike

Qarkullonin me mina me telekomandë, jepet vendimi për xhaxhain dhe nipin

Gjykatat e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personat që u kapën me mina në qytetin e Vlorës.

Seanca gjyqësore është mbajtur sot në orën 9:30, ku prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestin dhe ka kërkuar arrest me burg për dy personat; përkatësisht xhaxha dhe nip. Kërkesa është lënë në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.

Dy ditë më parë u parandalua në Vlorë ngjarja kriminale, kur policia arrestoi xhaxhain dhe nipin, pasi në makinën e tyre kishin fshehur 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në

Për efektivët e përfshirë në këtë operacion, ministri Taulant Balla njoftoi edhe shpërblim financiar.

Advertisement