Kronike
Qarkullonte me armë pa leje në makinë, arrestohet 41-vjeçari
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Invisible”. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”.
Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lajm ne perditesim…