Connect with us

Kosova

Qëllimi i Perëndimit, të krijojë kushte për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme ne Serbi, vlerësoi se anëtarësimi i Kosoves ne Asamblenë Parlamentare të NATO-s është pjesë e një fushate shumë të fortë të zhvilluar kryesisht nga vendet udhëheqëse perëndimore për të lehtësuar afirmimin e Kosovës dhe se kjo kjo e fundit eshte ne një fazë regresive pasi nuk ka as njohje të reja ndërkombëtare dhe as anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare.

Perëndimi, shpjegoi ai, tani po përpiqet kudo që ka hapësirë ta shtyjë perpara Prishtinën në organizatat ndërkombëtare, në të cilat ajo vetë ka një shumicë dominuese, ose të mundësojë ngritje të statusit te saj.

Ai beson se qëllimi primar i NATO-s, në këtë fazë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është krijimi i kushteve politike dhe ushtarake për të filluar procesin e anëtarësimit, para së gjithash përmes Partneritetit për Paqe.

Sipas tij nëse Beogradi e pranon këtë, atëherë do t’u hapet rruga katër vendeve anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën që të pajtohen me hapjen e procesit për anëtarësimin e Prishtinës në Aleancë.

Drecun gjithashtu shpjegoi se vendet anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën e kanë udhëhequr vendimmarrjen në bazë të interesave të tyre, para së gjithash për shkak të rrezikut që të ballafaqohen me procese të ngjashme në territoret e tyre.

Ai shprehu besimin se këto vende nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, por se anëtarët e tjerë të NATO-s do të përpiqen t’i manovrojnë politikisht kur është fjala për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancë.

Drecun paralajmëroi gjithashtu se kjo ngritje e statusit të Kosovës në Aleancë do të ketë ndikim shumë negativ për popullin serb në Kosovë. Megjithatë, ai vlerëson se do të ketë ndikim negativ edhe në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Advertisement