Connect with us

Sport

Qëllohet me armë, trajneri italian në rrezik për jetën

Trajneri italian i Virtus Francavilla, Antonio Calabro ka kaluar orë tmerri mëngjesin e kësaj të enjteje. Siç raporton Ansa, makina e trajnerit është dëmtuar nga të shtënat me armë zjarri.

Në momentin e të shtënave makina Audi A6 e trajnerit të Lega Pro ka qenë e parkuar poshtë banesës në Melendugno (Lecce). Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur dëme në njerëz, veçse dëme materiale. Policia njoftoi se hetimet janë hapur për një konflikt të mundshëm.

Në lidhje me të shtënat ka reaguar edhe Lega Pro, duke dënuar ashpër ngjarjen. “Shprehim solidaritet dhe mbështetje totale me trajnerin Antonio Calabro. Këto janë ngjarje që nuk përputhen me sportin dhe që dëmtojnë seriozisht imazhin e të gjithë futbollit. Në respekt të plotë të forcave të rendit, shpresojmë që organet kompetente të hedhin menjëherë dritë mbi këtë episod të dhunshëm”, komentoi presidenti i Lega Pro, Matteo Marani.

Advertisement