Kronike
Qëlloi me armë dhe tentoi të kryejë grabitje, arrestohet…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (24 Dhjetor) në Kretë, ku sipas burimeve policore, autori i dyshuar i ngjarjes është një burrë me origjinë shqiptare, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”. Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai, raportojnë mediat greke. Kjo ngjarje është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e sotme. Sipas burimeve policore, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur. Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia.