Aktualitet
Qëlloi me armën e shërbimit autorin që i plagos të vëllanë, ja kush është ushtaraku
Personi që shihni në foto është, Ermal Muzhaqi, oficeri i ushtrisë i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Vorë.
Muzhaqi ka qenë shofer në makinë në momentin kur ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27- vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur. Më pas ai është dorëzuar në polici ku edhe ka dorëzuar armën.