Connect with us

Kronike

Qëlloi vëllanë me thikë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Është vënë në pranga 24-vjeçari në Tiranë, pasi akuzohet se ka qëlluar të vëllanë me thikë. Shtetasi F. Xh., banues në Paskuqan, ka qëlluar vëllanë për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement