Kronike
Qëllon me armë të dashurën 18-vjeçare, më pas edhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari, Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 18-vjeçare me origjinë marokene dhe më pas veten.
Mediat në Itali bëjnë me dije se e reja ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burri kanë ndërruar jetë në vend.
Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.