Connect with us

Pinknews

Qentë e lagjes/ Mamaqi dhe Tiço përplasen’ publikisht

Libri i parë i Ermal Mamaqit, “Në garë me veten”, duket se ka shërbyer si “mollë sherri” me Iva Tiçon.

Anisa Kushta, një emër i njohur në Instagram për humorin origjinal, ironinë dhe auto-ironinë e saj, publikoi një postim që i referohet librit të Mamaqit. Në një foto-montazh ku duket sikur Kushta do të publikojë një libër, ajo vendos titullin “Në garë me qentë e lagjes”.

Ermal Mamaqi dhe Iva Tiço ‘përplasen’ publikisht me

Në postimin në fjalë, Iva Tiço komentoi si më poshtë:

“Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve.”

Siç kuptohet, ajo ironizon deklaratën e Mamaqit dy vite më parë dhe trajnimet e tij. “Mos lexoni budalliqe. Ka ca që lexojnë romane. Ok nuk kam ndonjë gjë konkrete kundër, po kush lexon më romane tani aman, vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë, libra që lidhen me profesionin tënd ose libra që lidhen me situatë që po kalon,” tha ai asokohe.

Në koment, Ermal Mamaqi i shkruan Iva Tiços:

Shënim: Fragmentet e mësipërme kanë gabime drejtshkrimore, por janë shkruar qëllimisht sepse janë cituar fjalë për fjalë.

Advertisement