Kronike
“Qepe atë muhabet”/ Çfarë i tha Bedrie Loka të bijës para se të kryente vetëvrasje
Dëshmitë e fëmijëve janë ato që e kanë fundosur më shumë 45-vjeçarin Xhemal Loka, i cili akuzohet se e ka shtyrë të shoqen drejt vetëvrasjes. Në dëshminë e tij në polici, njëri prej djemve tha se kishte pasur gjithnjë debate dhe se i akuzuari nuk e linte viktimën të shkonte tek prindërit e saj.
“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, e ka marrë në celular mamin tim dhe i kanë thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babai im. Mami ka patur konflikte të here pas hershme me babain tim”, thuhet në dëshmi.
“Prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime ka kaluar një trombozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin … ka qenë ora rreth 22:30 dhe… dhe ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë. Diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ia ka dërguar një … femër … ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin… kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, tregon ajo.
Djali tjetër i çiftit pohon po ashtu se 45-vjeçari e kishte dhunuar gjithmonë të ëmën psikologjikisht dhe fizikisht.
“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte marrë llafe të… njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fjalësh, i ka thënë do të vras… e ka ofenduar me fjalë të rënda … e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te … daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22:00 deri rreth orës 23:00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shku”, “babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat… i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”, tregon i mituri.