Connect with us

Politike

Gjinkuri-Shehajt: Si një budalla mund të bëhet i pasur

Debate të forta ka pasur në Kuvend, mes deputetit të PS Damian Gjiknuri dhe deputetit të PD Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri iu drejtua me ironi Shehajt duke i thënë ndër të tjera: Me trego sekretin sesi një budalla mund të behet i pasur? Se do i jepje shpresa miliona njerëzve.

Pas kësaj Shehaj ka reaguar i revoltuar nga vendi duke kërkuar fjalën për replikë, por nuk i është dhënë. Me tone të larta Shehaj iu drejtuar Gjiknurit duke i thënë se ka punuar, por ai nuk e njeh punën.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate, por sa herë del ky që unë e quaj idioti i dobëshim….  Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës,. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallalëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty te rruga e Ambasadës Holandeze, se ke ndërtim aty dhe je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.

 

 

Lindita Nikolla: Zoti Shehaj mos u lut fare se nuk ka replikë mbi replikë

Shehaj: Më tha idiot dhe budalla

Lindita Nikolla: Pasi ju i thatë hajdut

Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…

Gjiknuri: Shko në gjyq

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…

Advertisement