Kosova
QETESI PARA STUHISE/ Lëviz kërthiza e pushtetit në Kosovë…Serbia bie në kaos
Analisti Ben Andoni tha se “Përveç qetësisë dhe dëgjimit më të mirë të partnerëve ndërkombëtarë, këshillat e kryeministrit Edi Rama per Albin Kurtin shkojnë në vesh të shurdhët, pasi Kryeministri I Kosoves ka idetë e tij për dialogun me Serbine dhe krejt marrëdhëniet e politikës së jashtme së Kosovës.
“Atë që Rama e quan ‘reciprocitet nacionalist’ përbën në fakt kontekstin e reciprocitetit evropian: Kosova ka nevojë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sepse janë fqinjë dhe ndajnë burime natyrore mes tyre, ndërkohë që integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian, lidhet me ecurinë e tyre në dialog dhe progresin atje. Më pak fjalë, Kosova ende duket se nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vullnetin e Beogradit, gjë e cila duket e huaj nga çdo krah politik, përveç pak personazheve. Atë që kryeministri Rama e ka quajtur “kërthizë të reciprocitetit nacionalist” e hedh poshtë një fakt, që Serbia nuk e do simetrinë e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërkohë që Prishtina nënvizon se do e njohë Serbinë, kur të kalojnë disa hallka, autoritetet serbe qoftë të pozitës apo të opozitës e hedhin poshtë kategorikisht këtë njohje ndaj asaj që e quajnë me cinizëm i ashtuquajturi shteti i Kosovës” – deklaroi Ben Andoni
Sipas tij, “Problem kyç, në rast se do aktivizohet dialogu, mbetet çështja e Asociacionit te Komunave me Shumice Serbe, si edhe dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese”
“Do jemi gjithë sy e vesh për artikulimet e administratës së re të Departamentit të Shtetit, lidhur me Kosovën. Ndërkohë uroj që administrata e re e Ekzekutivit të Kosovës të punojë më shumë me Tiranën zyrtare për kandidaturën në Këshillin e Evropës.
Gjithashtu sfida më e madhe, që duhet të mbarojë mbetet heqja e masave te vendosura nga Bashkimi Europian pasi po zgjesin shume dhe do te kufizojne gjithashtu shume edhe normalitetin e cdo qeverie qe do te dale pas 9 shkurtit. Për këtë mbase do duhet dhe një fushatë sensibilizuese e Tiranës zyrtare” – theksoi Ben Andoni.