Kosova
‘Qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur janë tigra’
Analisti politik, Agon Maliqi, ka reaguar për shprehjen që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka përdorur ndaj Bashkimit Evropian, duke e quajtur BE-në një “tigër prej letre” që s’mund të ofrojë siguri pa SHBA-në
Maliqi thotë se BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por pyet se ku ka ironi më të madhe që një kritikë të tillë ta drejtojë një “qeveri macesh e maçokësh” që sillen si tigra në kurriz të NATO-s.
Maliqi tha se një vetëbesim i tillë është “vetëbesim i budallait” dhe sipas tij tregon mungesën e plotë të vetëdijes për imazhin e vet të rrënuar karshi perëndimit.
“Albin Kurti e ka kthyer këtë qeveri në parodi zbavitëse për vëzhguesin mesatar të huaj, dhe në “krinxh” dhe torturë të pafund për këdo me dy fije mend brenda vendit” – ka shkruar Maliqi.