Connect with us

Kosova

Qeveria mbyll Klan Kosovën/ Kurti: Liritë e medias janë jetike

Pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për revokimin e licencës së biznesit se mediumit Klan Kosova ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti me anë të një postimi në Twitter tha se ndjekja e rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore dhe jo teknike. Gjithashtu Kurti theksoi se mbështet veprimet e organeve që mund te çojnë në mbylljen e Klan Kosovës.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikitet”. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik. Liritë e medias janë jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën një sulm ndaj lirisë së medias”, -ka shkruar ai.

Advertisement