Connect with us

Politike

Qeveria miraton 50 mln lekë për shpenzimet e Samitit të BE

Tirana do të mirëpresë për herë të parë më 6 dhjetor Samitin e BE-Ballkani perëndimor. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, është miratuar një shtesë fondi në buxhetin e 2022 prej plot 50 milionë lekësh, shumë e cila do të shkojë për  përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit Bashkimi Europian.

Referuar vendimit, efekti financiar për këtë shpenzim do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

 

V E N D O S I: 1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Advertisement