Connect with us

Kosova

Qeveria në detyrë në Kosovë po përjeton humbje të aleatëve dhe interesit ndërkombëtar

Prej katër muajsh Kosova është në një krizë të thellë politike. Liderët e partive politike nuk po bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje e cila do ta shpëtonte vendin nga humbjet e mëdha, si në raport me ndërkombëtarët, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Analisti Mero Baze ka vlerësuar se kjo situatë i konvenon më së shumti qeverisë në detyrë, sepse sipas tij Albin Kurti nuk dëshiron që ta dorëzoj pushtetin.

Ndërsa për paralajmërimet e Trump, njohësi i proceseve të Kosovës tha se presidenti amerikan nuk ka vëmendje të veçantë për konfliktin Kosovë–Serbi.

“Nga pikëpamja elektorale, e vetmja gjë e qartë është se Albin Kurti do që të shkojë në zgjedhjet lokale si kryeministër në detyrë, sepse çdo zhbllokim i situatës aktuale do ta rrëzonte atë nga detyra. Në një farë mënyre, qeveria ka marrë peng shtetin dhe Kushtetutën, vetëm për të mos e dorëzuar pushtetin” – deklaroi Baze duke shtuar se Albin Kurti ka zgjedhur ta mbajë peng Kosovën.

Sipas tij, në rrethanat aktuale, kur Kosova po përjeton humbje graduale të aleatëve dhe interesit ndërkombëtar, një qeveri e unitetit kombëtar me konsensus të gjerë deri në zgjedhje të reja do të ishte një zgjidhje e arsyeshme dhe nuk duhet injoruar.

“Opozita duhet të paraqitet e bashkuar dhe të flasë me një zë. Propozime të tilla duhet të dalin nga një tryezë e përbashkët e partive opozitare, jo nga konferenca për shtyp e një partie që nuk ka fuqi për të vendosur” – deklaroi analisti I njohur I cili duke folur per deklaraten e presidentit amerikan tha se Donald Trump nuk ka ndonjë vëmendje të veçantë për konfliktin Kosovë–Serbi.

“Deklarata e tij i referohet një ngjarjeje që nuk pati efektin që ai pretendon. Ky është një sinjal alarmi për klasën politike në Kosovë – sepse askush nuk po merret më seriozisht me problemet e tyre” – potencoi Mero Baze

 

Advertisement