Politike
Qeveria në mandatin e tretë, Berisha: Opozita përgjegjëse
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet e tij në Gjirokastër, nga ku është shprehur se PD do të bëjë çdo gjë për ndryshimin.
Ai tha se fakti që qeveria është në mandatin e tretë edhe pas skandaleve të shumta, bën përgjegëjse edhe opozitën.
“Gjirokastra ka qenë dhe mbetet një qendër e ndritur kulture, një universitet i vërtetë i bashkëjetesës të shqiptarëve, grekëve, vllehve që i bën nder mbar kombit shqiptar. Gjirokastra me trashëgiminë e saj, me atë që baballarët, gjyshërit tuaj kanë krijuar, qëndron në kurorën e trashëgimive kulturore të botës.
Ne këtë kontekst, mbetem gjithnjë frymëzues, veprat krijimet e paraardhësve tuaj. PD është një parti e traditës, konservatore do të thotë traditë. Dhe ne respektojmë shumë traditën tonë më të mirë.
Sot, unë jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, për të diskutuar me ju, por edhe për të kërkuar nga ju, nga mbarë demokratët dhe demokratet e këtij qyteti, nga PD-ja, një shumëfishim të përpjekjeve tona, për të përmbushur misionin e rëndësishëm, misionin jetik që ne kemi sot, si demokrate e demokratë. Mision në një kohë kritike.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se fakti që ne ndodhemi në mandatin e tretë të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë ose në një tjetër, na bën përgjegjës dhe ne.
Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare.
Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është, të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, real”, tha Berisha.