Connect with us

Bota

Qeveritë europiane ndalojnë përdorimin e celularëve në shkolla

Qindra shkolla në të gjithë Brukselin do të ndalojnë përdorimin e celularëve në shkolla. Gjatë verës, qeveria njoftoi planet për ndalimin e smartfonëve në shkollat ​​fillore dhe tre vitet e para të shkollave të mesme.

Por ndalimi i celularëve në shkolla, nuk është një trend vetëm për Belgjikën, pasi Holanda ka ndaluar celularët gjithashtu dhe ministrat e arsimit në Francë dhe Irlandë thanë javën e kaluar se po shqyrtonin gjithashtu të njejtën gjë.

Ndalimi i telefonave inteligjentë në orët e mësimit duket si një zgjidhje e lehtë mes shqetësimeve në rritje se celularët dhe tabletët çojnë në shpërqendrim dhe janë “mjete” për ngacmimin kibernetik.

Efektet e kalimin të një kohë shumë të gjatë para ekranit ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve dhe tashmë është pjesë e axhendës politike të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Vitet e hershme dhe të adoleshencës janë kritike për zhvillimin e trurit dhe personalitetit dhe janë gjithashtu periudha kur të miturit janë më të cenueshëm nga mediat sociale”, shkroi ajo.

Shkollat ​​janë një nga vendet më të zakonshme ku hasemi më këtë problem, me mësuesit gjejnë shumë aplikacione që kanë potencialin të shpërqendrojnë nxënësit nga të mësuarit.

Disa janë veçanërisht të njohura, si TikTok, Snapchat dhe TenTen, një aplikacion që i lejon studentët të bisedojnë me miqtë e tyre në klasa të tjera.

Aplikacionet si ato të lartpërmendura kanë bërë që shkollat ​​të kërkojnë mënyra “për të shmangur abuzimet që mund të pengojnë mbarëvajtjen e mësimeve,” tha në një deklaratë Géraldine Kamps, një zëdhënëse e federatës së shkollave në gjuhën franceze Ëallonie-Bruxelles Enseignement (ËBE).

Kujtojmës e ndalimi i posedimit dhe përdorimit të dukshëm të celularëve në shkolla përfshihet në 11 ndryshimet e paraqitura gjatë një takimi të drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis me udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit, Fesë dhe Sporti, duke synuar përmirësimin e procesit mësimor në vitin e ardhshëm shkollor, i cili fillon më 11 shtator.

Megjithatë, mësuesit e kishin të vështirë të zbatonin rregullat e tyre pasi kërkesa e nxënësve për të përdorur celularët ishte shumë e fortë.

Një ndalim total tani ka përfitimin e qartësisë: “Do të sjellë paqe në shkolla. Nuk do të ketë ngacmime kibernetike, mësuesit nuk do të filmohen, nxënësit do të jenë më të përqëndruar,” tha një eskpert.

Por ndalimi ka gjithashtu një anë negative, pasi nuk i mëson fëmijët se si të punojnë ose të ndërveprojnë me celularët midis moshës kritike 12 dhe 18 vjeç.

Disa argumentojnë se ka aplikacione për smartphone që madje mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre.

Gjithashtu në shumë shkolla, nxënësit tashmë përdorin laptopë gjatë orës së mësimit, të cilët mund t’i ndihmojnë fëmijët të lundrojnë në botën dixhitale pa ekspozim afatgjatë ndaj celularëve.

Advertisement