Connect with us

Kronike

Qindra doze kokaine gati për shitje në lokale, dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona që bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të shitur dozat e kokainës, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës. Në pranga ranë Arben Muça dhe Ervis Likmeta.

Janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në qindra doza të gatshme për shitje, një shumë parash, një peshore elektronike, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

“Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas një hetimi disajavor, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, E. L., 46 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi E. L. i ka shitur shtetasit A. M., sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement