Connect with us

Rajon

QUINT- i do zgjedhje në Veri të Kosovës

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës. QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Përmes një deklarate publike, ata u shprehën se zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe se “është thelbësore që të sigurohet se ato do të zhvillohen.

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, sipas tyre, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

Advertisement