Connect with us

Pinknews

“Qyqaaaa, u ndan”/ Ermal Mamaqi shtanget kur sheh Borën duke u puthur me një mashkull tjetër

Dy ditë më parë, moderatorja Bora Zemani postoi në llogarinë e saj të Instagramit disa foto nga prapaskenat e projektit “5 herë jo”, 1 vit pas publikimit të tij.

Në postimin e saj, moderatorja tregon momentet e paharrueshme dhe emocionet e lidhura me këtë përvojë.

Mirëpo një prej komenteve më të spikatura ka ardhur nga aktori dhe producenti Ermal Mamqi, i cili ka shkruar me humor: “Qyqaaaa, thash se ishin nda.”

Ndryshimi në pamje i Donald Veshajt për rolin në film, ka bërë Ermalin të mendojë se është një mashkull tjetër.

Ky koment ka marrë pëlqime dhe reagime nga ndjekësit, përfshirë edhe nga Bora Zemani e cila ka qeshur me këtë shaka.

Advertisement