Connect with us

Kronike

Ra në gropën me ujë pranë kantierit të një pallati në ndërtim, humb jetën 60-vjeçari

Një 60 -vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar aksidentalisht në një kantier ndërtimi. Policia njofton se i moshuari ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve, viktima mbetet ende i pa identifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement