Kronike
Ra në kontakt me rrymën elektrike, 45-vjeçarja ndërron jetë
Një 45-vjeçare është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Durrësit. Dyshohet se gruaja ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
‘Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’-njofton Policia.