Aktualitet
Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Prifti në Korçë i cili u rrëzua nga çatia e kishës teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina më 19 maj, ka ndërruar jetë.
“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve! Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.

