Connect with us

Kronike

Ra nga lartësia, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e djeshme në San Vito al Tagliamento, në via Tina Modotti.

Një 33-vjeçar me origjinë nga Shqipëria i cili jetonte prej vitesh në Itali ka humbur jetën.

Shqiptari u gjet pa shenja jete në rrugë pasi u rrëzua nga lartësi ku ishte ngjitur.

Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Shqiptari la pas gruan e tij dhe një djalë të vogël, ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi jo shumë larg spitalit të qytetit.

Advertisement