Kosova
Rada ironi me Listën Serbe/ Paralajmërimi për kryengritje
Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka reaguar pasi Lista Serbe ka kërcënuar me kryengritje të serbëve.
Paralajmërimi i partisë serbe erdhi pasi një serb u arrestua për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri të Kosovës.
“Lista Serbe ka paralajmëruar ‘kryengritje të përgjithshme të popullit serb’ nëse i dyshuari për djegien e veturës nuk lirohet”, shkruan Trajkoviq në Twitter.
“Dhe qytetarët të cilëve iu dogjën veturat dhe u rrezikohet pasuria dhe siguria, le të kujdesen për veten e tyre”, shtoi ajo.
Gjithashtu Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, konkretisht të udhëheqësve të Listës Serbe, të cilët nuk dënuan aktin e djegies së veturave në veri të Mitrovicës.
Rohde në një reagim në Twitter, e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime.