Kosova
Rada Trajkoviç: Kurti po destabilizon serbët në Kosovë, duke zgjeruar ndikimin e tij në Maqedoninë e Veriut
“Albin Kurti po punon për të destabilizuar serbët në Kosovë dhe sic thuhet, edhe në Maqedoninë e Veriut” -keshtu deklaroi politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, për Agjencinë Rajonale të Lajmeve JUGpress.
Ajo beson gjithashtu se “zgjedhjet në Kosovë kërkojnë analizë serioze”
“Në zonat serbe, Lista Serbe fitoi, siç pritej, me përqindje më të vogla, për dy arsye: emigrim i konsiderueshëm i serbëve nga institucionet dhe rritje e albanizimit të komunave me shumicë serbe”, theksoi Trajkoviq.
Ajo paralajmëroi se e ardhmja e komunave serbe në veri “do të jetë plot sfida midis autoriteteve lokale serbe dhe qeverisë qendrore, veçanërisht nëse qeveria e Kosovës udhëhiqet nga Albin Kurti qe eshte nje nejri represiv”, shkruan JUGpress.
“Kurti po punon për të destabilizuar serbët në Kosovë dhe, sipas qarqeve të informuara mirë, edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në koalicion me partinë shqiptare VLEN, koalicioni i ri i mbështetur nga Irani, Turqia dhe Albin Kurti, është një përpjekje për të shtypur partitë shqiptare që stabilizuan Maqedoninë e Veriut me Marrëveshjen e Ohrit”, paralajmëroi Rada Trajkoviq.