Connect with us

Kosova

Rada Trajkoviç për Vuçiç: Nuk është as i mençur e as sharmant

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Albin Kurtit, Rada Trajkoviç, ka bërë një sulm të ri ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, Trajkoviç ka renditur disa cilësi që thotë se i mungojnë liderit serb.

“Nuk është as i bukur, as sharmant dhe as i mençur. Vuçiç nuk është as më i moderuari dhe as më stabili. Doni të besojmë që është i pazëvendësueshëm? Mendoj që Serbia ka njerëz më të mirë” – shkruan Trajkoviç

Kujtojmë se Trajkoviç është emëruar këshilltare në vend të ministrit Nenad Rashiç pasi ky i fundit u caktua nga Albin Kurti që të zëvendësonte Goran Rakiçin e dorëhequr dhe prej qëndrimit konstant anti Vuçiç, ajo është përballur me sulme të vazhdueshme nga regjimi i Beogradit.

Advertisement