Kosova
Rada Trajkoviç tregon lidhjet mes Radoiçiç dhe shefit të BIA-s
Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se Milan Radoiçiç nuk ka mundur i vetëm të veproj në Banjskë për të kryer sulmin terrorist dhe seatë e mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë shefi i BIA-s, Bojan Dimiçi. Trajkoviç gjithashtu ka insistuar që drejtimi i këtij institucioni të sigurisë duhet të ndryshohet. “Nëse udhëheqësia e institucionit nuk ndryshohet, përgatituni që nuk do ketë stabilitet asa pë Kosoën dhe as për serbët në Kosovë. Në BIA është i nevojshëm një ndryshim shumë më i thellë që nënkupton ndryshimin e politikës e cila do të kishte njerëz pro-evropian të instaluar brenda sistemit edhe në Beograd e posaçërisht në sistemin e sigurisë, pra njerëz që e kuptojnë sistemin e sundimit të së drejtës. Kam frikë se tani për tani ky ndryshim s’mund të ndodh” – tha ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç. Kujtojmë se më 24 shtator, një grup i armatosur terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, u arrestua dhe u la I lire 24 ore me pas. Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë. Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Ky veprim i Serbisë nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkuan që menjëherë të zvogëlohet numri i trupave ushtarake. Pas këtyre thirrjeve të qarta të ndërkombëtarëve, Beogradi njoftoi se ka filluar reduktimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.