Aktualitet
Radhë në Kapshticë, shkak një problem nga pala greke

Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.
Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata në dalje të Greqisë në anën shqiptare. Problematika ka filluar prej orës 11 e 50 minuta. Aktualisht sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit. 3 sportele në dalje 2 në hyrje.
Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve Shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.

