Bota
Rajoni i Zaporizhia-s bombardohet 100 herë brenda 24 orëve
Rajoni i Zaporizhzhia-s në Ukrainë është sulmuar nga forcat ruse gati 100 herë në 24 orët e fundit, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile. Kështu deklaroi kreu i administratës ushtarake rajonale Yurii Malashko në një mesazh të publikuar në Telegram.
Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar. Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike.
“Armiku ka kryer një sulm me dronë të tipit Shahid-136 në Odessa. Në sajë të punës së forcave tona të mbrojtjes pjesa më e madhe e tij u shkatërrua por fatkeqësisht u prek infrastruktura publike”. Një zjarr ka rënë në zonën e prekur. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima”- u shpreh ai.