Connect with us

Bota

Raketa bie në Poloni, NATO lexon artikujt 4 dhe 5

Mbrojtja e ndërsjellë është në qendër të traktatit të NATO-s. Aleanca Atlantike u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për t’u përballur me një kërcënim të ri të mundshëm, gjithashtu me armë bërthamore, që vinte nga Lindja: pra, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm, tani Rusia.

Ndërkohë që Evropa po përballet me konfliktin e saj më vdekjeprurës që nga viti 1945, liderët e NATO-s po rilexojnë artikujt kyç mbi luftën dhe përdorimin e forcës.

Sipas nenit 4, i cili është një lloj paralajmërimi, shtetet anëtare mund të konsultohen me njëri-tjetrin sa herë që mund të kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e njërës prej palëve. Ky është një lloj mesazhi paralajmërues për pjesën tjetër të botës se aleanca mund të marrë në konsideratë çdo veprim të mundshëm.

Neni 5, i cili ruan parimin e mbrojtjes së ndërsjellë, është përdorur vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Pas rënies së një rakete mbi Poloni (anëtare e NATO-s që nga viti 1999), Varshava ka vlerësuar nëse do të duhet të përdorë nenin 4 të Traktatit për të kaluar pastaj te neni 5, gjë e cila do ta detyronte NATO- n të reagonte kolektivisht

Advertisement