Connect with us

Rajon

Raketa e Cameron mbërrin në Serbi/ Diplomati i njohur për kërcenimet nga ishulli

“Ai ka më pak se dy muaj që nuk është në postin e shefit të diplomacisë së Britanisë së Madhe, por David Cameron ka prekur dy herë tema të rëndësishme për Serbinë. Fillimisht tha se do të ndihmonte që Kosova të njihet nga vendet mosnjohëse dhe ka vazhduar të pretendojë se Beogradi është një ndërmjetës përmes të cilit Moska destabilizon Ballkanin”  – keshtu shkruan Blic. Analistët thonë se pas ketyre deklaratave te Cameron qëndron dëshira e Londrës për të rritur nivelin e aktivitetit përmes Kosovës dhe Rusisë dhe të ulet në radhën e parë në aranzhimin e ri të fuqive të mëdha. Diplomati Zoran Milivojeviç vlerësoi se deklaratat e Cameron janë dëshmi se ai po hyn në një hapësirë konfrontimi politik dhe jo bashkëpunimi.
“Britania nuk është më në Bashkimin Evropian, por tani po kërkon mënyra për t’u përfshirë mes Kosoves dhe Serbisë. Synimi i ri i politikës britanike është të rrisë nivelin e aktivitetit, të legjitimojë veten dhe ta vendosë atë në plan te pare” – theksoi Milivojevic. “Britania e ka konsideruar gjithmonë Serbinë si sferën e interesit të Rusisë dhe e ka kundërshtuar ashpër atë. Që nga largimi nga BE-ja, ajo është përpjekur të veprojë vetë dhe, përmes bashkëpunimit me SHBA-të, të kthehet në skenën globale dhe të sigurojë vendin e saj në mesin e fuqive globale” – potencoi diplomati serb

Advertisement