Politike
Rakip Suli e “bën rrugë” dhe paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë thotë
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ditën e sotme, 8 nëntor është paraqitur sërish në SPAK.
Ai ka deklaruar për gazetarët se ka shkuar për të dorëzuar disa dokumente.
Dy ditë më parë, më 6 nëntor, Suli u thirr nga SPAK, i cili po e heton për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë Suli tha se ishte “i lumtur” që drejtësia po bënte punën e saj dhe do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Kamzës u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë të cilët akuzohen për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./