Politike
Rama: Basha, u dashurua me veten. Shembulli, se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha

Në “Real Story” në ABC News, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryetarit të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si shembullin e planprishjes.
Gjithashtu theksoi se është ndër personat që nuk ka fituar asnjëherë, por të gjitha gjërat i janë dhuruar dhe pavarësisht kësaj nuk ka ditur t’i vlerësojë, por “ i ka hedhur në lumë”
“Nuk e mban dot përgjegjësinë që të udhëheqë në kushtet kur duhet t’i vendosë të gjitha pa pasur të tjerë për të vendosur për të. U fik. Dhe pati një moment që i pëlqeu vetja në ekstrem. Më harroi mua dhe u mrekullua pas vetes vet. Ndoshta ngaqë kishte menduar që unë e kisha harruar përgjithmonë. Humbi dhe kam shumë frikë…Ai është një shembull i jashtëzakonshëm se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe t’i hedhë të gjitha dhuratat në lumë”.

