Politike
Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën
Kryeministri Edi Rama deklaroi se me kryebashkiakët e djathtë është e pamundur të punosh.
Rama u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se për tre akse të ndërtuara në Shkodër, Velipojë -Shëngjin dhe Theth, Bashkia “ia ka nixrë jetën” qeverisë.
Kjo është përpjekje e atyre personazheve për të qenë protagonistë në politikë, për të marrë pengje sa të munden, për të marrë ndonjë bashki aty -këtu. Unë mbaj atë anë që do të mbajnë të gjithë shqiptarët, duhet të mbajnë një qëndrim shumë të thjeshtë. Me një forcë që është marrë peng nga një i damkosur nga SHBA, nuk duhet të kenë asnjë iluzion. E kanë? Është puna e tyre.
Ne kemi bërë për Shkodrën më shumë investime se çfarë ka bërë partia e tyre kur ishte. Kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë, Shkodër-Theth…kemi nisur rrugën Shëngjin-Velipojë, tre akse strategjike për ekonominë dhe turizmin e Shkodrës. Na kanë nxirrë jetën në këto raste, Bashkia e Shkodrës, dhe çdo bashki tjetër duhet të merret me procesin e shpronësimeve”, u shpreh Rama.