Connect with us

Politike

Rama dhe Çuçi/ Secili me shifrat e veta, po kush gënjen?

TIRANË– Shifrat duket se nuk janë “arma” më e mirë as e Ministrisë së Brendshme dhe as e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e bërë me ministrat e kabinetit pak ditë më parë, Rama nxorri në rrjetin e tij social në Facebook, se përgjatë vitit 2022 ishin shënuar 43 viktima nga vrasjet me dashje. Shifër që e krahasoi me 112 që gjeti në vitin 2013 kur edhe mori mandatin.

Sot, në një konferencë me gazetarët, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha të tjera shifra, më të larta se ato të numrit një të qeverisë. Sipas tij, viti 2022 u mbyll me 49 viktima, nga 124 që shënohen në vitin 2013.

REAGIMET KONTRADIKTORE:

Bledi Çuçi: Edhe viktima po ta shohim në 2022 kemi 49 viktima, krahasuar me 124 që gjetëm në vitin 2013 kur morëm qeverisjen.

FT+VD/ Rama dhe Çuçi nuk merren vesh, s'e ndajnë dot sa

Edi Rama: #FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit. #KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit, vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit. #Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë.

FT+VD/ Rama dhe Çuçi nuk merren vesh, s'e ndajnë dot sa

Cilat shifrave iu referua kryeministri Rama për vrasjet? Se qartësisht nuk janë të Ministrisë së Brendshme, pasi Çuçi doli me shifra krejt të ndryshme. Kujt ti referohemi për të sakta?

Advertisement