Politike
Rama: Do e rrotulloni gjyshin 7 herë në varr kur të votoni ‘Liken’
Edi Rama: Unë nuk e kuptoj, unë votën s’e jap për socialist sepse kam pasur gjyshin ballist. Ma kanë vrarë komunistët dhe socialistët nuk i shoh dot me sy. Por mirë me, unë i them, e kupton se sa herë do ta rrotullosh në varr gjyshin në momentin që do shkosh e do votosh Liken? Pse Liken do votosh? Po flas për demokratët. E kupton se çfarë do i bësh gjyshit. Mendohuni sepse një herë i vajtët mbrapa, e hëngrët. E hëngrët një herë, për mendimin tim, më 14 maj, ty që ta kanë vrarë gjyshin komunistët, është mirë t’ia kursesh gjyshit rrotullimin 7 herë në varr e të mos shkosh fare. Mos na e jep ne votën, më mirë mos shko fare.