Connect with us

Politike

“Rama do përballet me ne”/ Dogjani: U sulmuam nga policia…

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, thotë se opozita ishte e detyruar që të thërriste protestë masive, për shkak se qytetarëve shqiptarë i ishin mbyllur të gjitha dyert.

I ftuar në një intervistë televizive, ai tha se Shqipëria është një diktaturë dhe kemi një kryeministër që e ka keqqeverisur vendin në mënyrë arbitrare.

Ai deklaroi se mosbindja civile nuk ka ardhur në një ditë por ditë pas dite, ndërsa pretendoi se gjatë protestës janë sulmuar në mënyrë jo proporcionale nga policia.

“Sigurisht që protesta ia arriti qëllimit, por asgjë nuk vjen në një ditë.

Ne kemi përdorur të gjitha mënyrat dhe fakti që ne si opozitë kemi fjalën e shqiptarëve nuk është marrë parasysh nga kjo qeveri.

Largimi i shqiptarëve është dhuna dhe diktatura që ka instaluar Edi Rama.

Më vjen keq për çdo punonjës policie dhe qytetar që lëndohet në protesta.

Absolutisht nuk ka qenë qëllimi i protestuesve të lëndojnë policët, ashtu sikundër hedhja e molotovit nga policia nuk ka qenë të lëndonte qytetarin.

Ministri i Brendshëm flet si Kryeministri, po krijojnë një armiqësi me qytetarët.

Fakti që pa shkuam te parlamenti, policia hodhi gaz lotsjellës, helmoi qytetarët dhe ne, ishte një sulm që nuk ishte proporcional me veprimet e protestuesve.

Ne ishim në rrugë dhe u sulmuam nga policia. Ne nuk duam një armiqësi mes policisë dhe qytetarëve, këtë po tregon Edi Rama.

Ne jemi protestues, e drejta për të protestuar prevalon mbi të gjitha. Edi Rama i ka vënë flakën Shqipërisë.

Çfarë ka bërë Edi Rama në arenën ndërkombëtare dhe në Shqipëri. Shqipëria nuk është e Edi Ramës dhe disa banditëve që po e vjedhin, Shqipëria është e jona.

Nëse do të bëhen zgjedhje të lira për turp do të iki Edi Rama. Nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka konkurrencë, ka meritë.

Ne do bëjmë çdo përpjekje ditë për ditë për të sensibilizuar opinionin publik dhe ndërkombëtar që ato që kërkojnë në vendet e tyre të respektohen dhe tek ne të drejtat dhe liritë themelore, si e drejta për të votuar dhe për të jetuar në vendin e vetë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar një qeveri teknike për të garantuar që njerëzit të jetojnë në lirë, që të arrijmë që në vitin 2025 të votojnë të lirë.

Asgjë nuk ka parë Edi Rama dhe as ata që e mbështesin atë. Kushdo që shkel ligjin dhe e mbështet do të përballet me ne.”

Advertisement